Ishin në kërkim për drogë dhe vjedhje, arrestohen 2 shqiptarë në Gjermani


Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar në Gjermani, si rezultat i operacionit policor të koduar “Exchange 2”, të zhvilluar në bashkëpunim mes autoriteteve shqiptare dhe atyre gjermane.

Në pranga ka rënë 44-vjeçari Brian Syzo, i cili ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Korçës për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. 

Gjithashtu, është arrestuar 22-vjeçari Klevis Gjonkolaj, i dënuar nga Gjykata e Tiranës me 6 muaj burg për një vjedhje të kryer në Paskuqan në vitin 2023.

Njoftimi i Policisë:

Policia e Shtetit/Vijon bashkëpunimi me partnerët, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar.

Finalizohet në bashkëpunim me partnerët gjermanë, operacioni policor i koduar “Exchange 2”.

Arrestohet në Gjermani, një shtetas që akuzohet se në vitin 2022, ka shitur kokainë në mënyrë të përsëritur në  lokalin e tij, në Pogradec.

Gjatë operacionit u kap dhe një shtetas tjetër, i dënuar si bashkëpunëtor për vjedhje të kryer në Paskuqan, në vitin 2023.

Si rezultat i sigurimit të  informacioneve dhe shkëmbimit të tyre, nëpërmjet Interpol Tiranës, me Interpol Wiesbaden, u finalizua operacioni policor i koduar “Exchange 2”. Në kuadër të operacionit, Policia gjermane lokalizoi dhe arrestoi provizorisht, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasit B. S., 44 vjeç dhe K. Gj., 20 vjeç.

Në vitin 2022, Gjykata e Korçës i ka caktuar 44-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi dyshohet se në mënyrë të përsëritur, ka shitur lëndë narkotike Kokainë, në lokalin e tij, në Pogradec.

Në vitin 2024, Gjykata e Tiranës e ka dënuar 20-vjeçarin, me 6 muaj burgim, për vjedhje.

Vijon bashkëpunimi ndërmjet strukturave homologe të Interpolit, për të finalizuar procedurat për ekstradimin e 2 shtetasve, në Shqipëri.