PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore, 26 parti pjesë e koalicionit opozitar përballë Ramës



PD-ja ka zyrtarizuar koalicionin opozitar për zgjedhjet e 11 majit. Marrëveshja u përmbyll pak minuta para përfundimit të afatit ligjor të vendosur nga KQZ-ja.

Koalicioni është emëruar PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore dhe ngërthen 26 parti. PD-ja e Berishës ka lënë 8 mandate të sigurta për aleatët, 4 nga të cilat shkojnë për PL-në e Metës dhe nga një mandat për PR-në e Mediut, PBDNJ-në e Dules dhe PAA-në e Dukës.

Pjesë e koalicionit është edhe PDIU e Idrizit, që u bashkua në kufijtë e afatit. Emra të tjerë që kanë qenë edhe më herët në aleancë me PD-në janë PDK- e Nard Ndokës, PKK- e Kujtim Gjuzit, Partia e Pensionistëve e Jenishehrit, PBK-jë e Roshit e PBKD e Alimadhit.

Partitë e koalicionit

PD – Sali Berisha

PL – Ilir Meta

PR- Fatmir Mediu

PDK – Nard Ndoka

PBDNJ – Vangjel Dule

PAA – Agron Duka

PKKA – Kujtim Gjuzi

PESH – Kostaq Papa

PAAK – Gjet Ndoj

PAEE – Sazan Guri

PAK – Gjovalin Shqalsi

PLDN – Nikolin Staka

PLL – Sokol Axhami

PBDSH – Ylber Valteri

POSH – Zef Shtjefni

PLDSH – Mhill Gecaj

PKDSH – Dhimitër Muslia

FRD – Sali Shehu

PBLD – Arjan Starova

PBK – Adriatik Alimadhi

PBKD – Artur Roshi

PBPPSH – Selami Jenisheri

PEISH – Rivelino Cuno

PRVSH – Muharem Doda

PAMIE – Vasil Sterjovski

PDIU – Shpëtim Idrizi