PD dhe PDIU kanë arritur marrëveshjen për të garuar së bashku në zgjedhjet e 11 majit.
Lajmi është bërë i ditur pas një takimi mes drejtuesve të dy forcave politike, të cilët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit për të forcuar opozitën dhe për t’u ofruar qytetarëve një alternativë të forte, shkruan BW.
Kreu i PD-së deklaroi më herët se aleancat me aleatët opozitarë synojnë të maksimizojnë votën opozitare dhe të sjellë ndryshimin e shumëpritur në vend.