Burime bëjnë me dije se policia po ekzekuton 10 masa sigurie, të lëshuara ndaj anëtarëve të një grupi kriminal, të cilin SPAK e ka hetuar prej vitit 2020.
Operacioni është shtrirë në qytetet e Sarandës dhe të Delvinës. Mësohet se janë shoqëruar 3 persona në Sarandë, si dhe 9 persona në Delvinë.
Në Sarandë janë ndaluar Bledar Haderi, i njohur për precedentë penalë, me masë sigurimi “Arrest në burg”, Gelbert Koshi, me masë sigurimi “Arrest në shtëpi”, dhe Dhurim Logli, me masë sigurimi “Detyrim për t’u paraqitur në polici gjyqësore”.
Ndërsa, dy prej të ndaluarve në Delvinë janë Markelian Alinani, trajner i ekipit “Bistrica”, me precedentë të shumtë penalë, dhe Orges Kalo.