Tragjedia e Gërdecit/ Shtyhet sërish seanca për Mediun


Shtyhet seanca gjyqësore për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, për datën 18 mars, ora 12:00.

Shkak u bë kërkesa e prokurorëve Arben Kraja dhe Klodian Braho, të cilët duhej të merrnin pjesë në procese të tjera gjyqësore.

Në seancën e sotme, Mediu kundërshtoi gjetjet e ekspertëve ushtarakë në lidhje me masat që duhej të merreshin për demontimin e municioneve në Gërdec.

Ai dhe mbrojtja e tij kishin përgatitur një material prej 147 faqesh, përmes të cilit kundërshtonin gjetjet e ekspertëve.