Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar në platformën e tij “Truth Social” ndaj vendimit të Kanadasë për të vendosur tarifa doganore ndaj Shteteve të Bashkuara.
Trump u shpreh se masat e marra nga kryeministri kanadez Justin Trudeau do të kenë një kundërpërgjigje të menjëhershme nga SHBA.
“Ju lutemi, shpjegojani ‘Guvernatorit’ Trudeau se kur ai vendos një tarifë hakmarrëse ndaj SHBA-së, tarifa jonë reciproke do të rritet menjëherë me të njëjtën shumë!”, shkroi Trump.
Përdorimi i termit “Guvernator” për Trudeau nuk është i rastësishëm, pasi Trump ka përsëritur disa herë se do të dëshironte që Kanadaja të bëhej shteti i 51-të i Amerikës, një ide që kryeministri kanadez e ka refuzuar në mënyrë të prerë gjatë konferencave të tij për shtyp.