Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se takimi i tensionuar i së premtes me Donald Trump ishte “i pendueshëm” dhe “nuk shkoi ashtu siç duhej”.
Megjithatë, Zelensky theksoi se Ukraina është e gatshme të ulet në tryezën e negociatave dhe se ai është “i gatshëm të punojë nën lidershipin e fortë të Presidentit Trump” për të gjetur një zgjidhje.
Këto deklarata vijnë pas vendimit të SHBA-së për të pezulluar ndihmën ushtarake për Ukrainën, një lëvizje që ka ngritur shqetësime të mëdha në Kiev dhe në vendet aleate.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka theksuar se Evropa është e gatshme të “rrisë përpjekjet” në mbrojtje, duke sinjalizuar një mbështetje më të madhe për Ukrainën.
Nga ana tjetër, Moska ka përshëndetur vendimin e Trump, duke thënë se “mund ta detyrojë regjimin e Kievit të hyjë në një proces paqeje”.
SHBA-ja është burimi më i madh i ndihmës ushtarake për Ukrainën, por mbetet e paqartë nëse Evropa mund të mbulojë boshllëkun e krijuar nga ndërprerja e ndihmës amerikane, sipas BBC.
Tensionet mes SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar
Ndërkohë, nënkryetari amerikan JD Vance ka kundërshtuar akuzat e disa deputetëve britanikë se ai “mospërfilli” forcat britanike, ndërsa diskutonte marrëveshjen për mineralet strategjike midis SHBA-së dhe Ukrainës.