Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi gjatë takimit me ekspertë të fushës së energjisë, se në 12 vitet e qeverisjes së majtë, u anulluan kontratat e investimeve në sistemin energjetik.
“I morën që t’i vilnin gjithçka. Po të cilësonin moton e tyre në energji, para së gjithash vjedhje, vjedhje dhe vetëm vjedhje. Vjedhjet në energji, garantojë qytetarët shqiptarë se tejkalojnë vjedhjet në çdo sektor tjetër”, tha lideri i opozitës, Sali Berisha.
“Shqipëri ka rënie të prodhimit të energjisë elektrike. Nga viti 2023 në vitin 2024, eksportet kanë rënë me 32 përqind”, u shpreh gjatë takimit me ekspertët e fushës së energjisë, kreu i PD, Sali Berisha.
Sipas tij, ka 6 semestra që prodhimi në këtë vend, bie nga semestri në semestër, por vetëm një Shqipëri Madhështore do mund të japë përgjigjen më të shkëlqyer, problemeve të mëdha të akumuluara.
“Por a jemi ne realistë në këtë? Jemi shumë realistë, sepse po të kthehemi pak vite mbrapa, me moton ‘Shqipëria superfuqi e vogël rajonale e energjisë së rinovueshme’ u licencuan me një praktikë më transparente që ekzistonte, u firmosën kontrata për ndërtimin e 432 hidrocentrale. Në total një investim prej 5 miliardë euro”, tha Berisha.