Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar ndarjen e inteligjencës me Ukrainën, një vendim që vjen pas bllokimit të ndihmës ushtarake, konfirmuan zyrtarë amerikanë.
Këshilltari për Sigurinë Kombëtare, Mike Waltz, deklaroi:
“Ne kemi bërë një hap prapa dhe po shqyrtojmë të gjitha aspektet e kësaj marrëdhënieje.”
Ky veprim vjen si pasojë e një takimi të tensionuar të premten mes Presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Zyrën Ovale, përcjell BBC.
Pas këtij zhvillimi, Zelensky ka ndërmarrë hapa për të përmirësuar marrëdhëniet me Uashingtonin, ndërsa Waltz ka theksuar se Trump mund të rishqyrtojë pezullimin nëse përparojnë bisedimet e paqes.
Megjithatë, pezullimi i mbështetjes së inteligjencës mund të ketë pasoja serioze në fushëbetejë.