LeBron James arriti një tjetër çast historik në karrierën e tij të paparë në NBA të martën, duke u bërë lojtari i parë që shënon 50,000 pikë në fitoren e Lakers kundër Pelicans në Los Angeles.
James hyri në garë me 49,999 pikë të shënuara gjatë sezoneve të rregullta dhe ndeshjeve playoff.
“Jam shumë i bekuar që mund të shënoj kaq shumë pikë në ligën më të mirë në botë dhe me lojtarët më të mirë në botë gjatë gjithë karrierës sime.”
James, 40 vjeç, tashmë zotëron rekordin për më shumë pikë pasi i rrëmbeu mori titullin shokut të tij te Lakers, Kareem Abdul-Jabbar në shkurt 2023, shkruan Reuters.
Ai është gjithashtu lojtari më i vjetër që ka fituar çmimin, duke kaluar rekordin e mëparshëm të vendosur nga Karl Malone (37 vjeç) me Utah Jazz në nëntor të vitit 2000.