Malltezi: Arrestimi im u bazua në kallëzimin e rremë të Taulant Ballës dhe falsifikime nga prokuroria


Jamarbër Malltezi ka denoncuar procesin penal ndaj tij si tërësisht të motivuar politikisht dhe të bazuar në falsifikime nga SPAK. Sipas tij, hetimi ka ardhur si pasojë e presionit të Kryeministrit Edi Rama mbi drejtësinë, duke nisur pas thirrjeve të tij publike për ndjekjen penale të Sali Berishës.

Malltezi deklaron se pas katër vitesh hetimesh intensive, prokurorët nuk kanë paraqitur asnjë provë për të mbështetur akuzat. Ai akuzon SPAK-un se ka shpërfillur dokumente zyrtare dhe ka fabrikuar të dhëna për ta mbajtur atë në burg për 16 muaj.

“Arrestimi im u bazua në kallëzimin e rremë të Taulant Ballës dhe falsifikime të dokumenteve nga prokuroria. SPAK ka pranuar tashmë se toka në fjalë nuk është shpronësuar kurrë nga italianët, por ata vijuan me akuza të pabazuara,” – u shpreh Malltezi.

Ai gjithashtu akuzoi qeverinë për kapjen e drejtësisë dhe përdorimin e SPAK si mjet politik për të goditur opozitën, duke e krahasuar situatën me regjimet autokratike.

Deklaratë mbi procesin politik ndaj Prof. Malltezit      

1.Më 9 Prill 2022 (Kongresi i PS) dhe 7 Maj 2022 (Asambleja e PS), Edi Rama kërkoi publikisht nga SPAK për të ndjekur penalisht Sali Berishen për shkak se ai ishte caktuar non grata nga Blinken. Nën këtë presion politik, prokurorët e SPAK nisën hetim 30 vjeçar deri tek mbesat e palindura ende te Berishes dhe sajuan dosjen Partizani. Kjo dosje bazohet në kallzimin e rremë të Taulant Ballës, në atë kohë kreu i Grupit Parlamentar të PS, si dhe falsifikimet dhe fshehjen e qindra dokumenteve zyrtare nga prokurorët. Pas katër vitesh hetimesh intensive, prokurorët nuk mundën të paraqesin asnjë provë, fakt, dokument, apo dëshmitar të vetëm për të inkriminuar Berishën, apo ndonjë person tjetër që u vu nën këtë hetim.

2.Prokurorët e nënshtruar politikisht sollën një aktakuzë të bazuar në urdhrin politik dhe jo prova, si dhe refuzuan të marrin nën hetim për kallzim të rremë Taulant Ballën. Që në fillim ka qenë e qartë se deklaratat e mëposhtme ishin të gënjeshtërta:

2.1 Toka ishte shpronësuar nga Italianët – Kallzim i rreme nga Taulant Balla

Pronësia e tokës ishte e qarte dhe e botuar ne Fletore Zyrtare ne 1942-1943. Prokuroret injoruan Fletoret Zyrtare. Me kallzimin e Taulant Balles SPAK brenda dites nisi procedimin penal dhe u njoftuan mediat! SPAK hetoi dhe nisi leterkembimet ne arkiv te shtetit dhe ne Itali. Gazetat Zyrtare të viteve 1942-1943, të cilat janë të disponueshme publikisht në internet, vërtetojnë se kjo tokë u përkiste këtyre pronarëve privatë dhe nuk u shpronësua kurrë. Ajo u vu nën rekuizitë për pothuajse një vit nga italianët gjatë Luftës së Dytë Botërore por pa iu ndryshuar kurrë pronësia. Një vit pas arrestimit të liderit te opozites dhe meje, (pas disa muaj hetimesh ne Arkiv te Shtetit dhe muaj te tjera me leterkembime ku u moren mbi 10,000 faqe nga Italia nderkohe qe Vendimet e Rekuizimit jane publike ne Fletoret Zyrtare te kohes dhe mund te shihen ne pak minuta ne kerkim ne internet), prokurorët tani janë tërhequr dhe pranojnë se toka nuk është shpronësuar kurre nga Italianet.

2.2.Prona ishte ne planin e perhapjes – Ishte gjithashtu një deklaratë që dihej që në fillim nga SPAK se ishte e pavërtetë sepse dokumenta zyrtarë me forcën e ligjit vërtetonin të kundërtën. Plani i Perhapjes se Forcave te Armatosura miratohet nga Presidenti i Republikes me dekret të klasifikuar. SPAK mori në disponim dekretin, i cili ka forcën e ligjit për këtë çështje, dhe OPGJ me shkrim në dosje pohoi se ish Klubi nuk ishte ne Planin e Perhapjes as ne 2004, as ne 2006, as ne 2009. POR SPAK vijoi të përdorte këtë tymnajë se kinse për të kuptuar vullnetin e forcave të armatosura për përfshirjen e KP në planin e përhapjes, ndërkohë që KP nuk kish qenë kurrë në plan. Pra, tentuan te rrezojne ligjin me dëshmi!E gjithë kjo për të më mbajtur paligjshmërisht të burgosur, me urdher politik.

2.3.Pretendimi se pronaret nuk e kishin token tek KP mbi të cilin u vendos masa ime e arrestit, a thua se isha topograf në vitin 1995, rezultoi i rremë. Babai i patronazhistit te PS (Andi Zyba), sot i graduar punonjës ne BKH, u angazhua të përgatiste një ekspertizë sipas qejfit të SPAK. Aleks Zyba i cili nuk figuron fare si ekspert gjeodetet ne rregjistrin e Shoqates se Gjeodeteve, në ekspertizën që dorëzoi përdori numra kadastralë të tokave të tjera të familjes sime në Yzberisht. Ndërkohë që kyfalsifikim ishte i dallueshëm për një jurist sepse tokat e Yzberishtit dhe ato të Tiranes kanë numra kadastralë të ndryshem nga njëri-tjetri, por kjo nuk i interesoi SPAK dhe gjykatave politike. Falsifikatorët janë edhe sot të lirë.

2.4. Pretendimi se Berisha ndryshoi destinacionit doli i rremë.Në kundërshtim me pretendimet e padisë, dokumentet zyrtare publike vërtetojnë se destinacioni i tokës, nga sportive në urbane, është kryer nga Edi Rama, me anë të tre vendimeve, të marra në cilësinë e tij si kryetar i Bashkisë së Tiranës qoftë në 2004 (17,000 m2), 2006 (7,000 m2) dhe e gjithë zona ne 2008 duke e shpallur “Zhvillime të reja me parametra të larta urbane”, pa asnjë kërkesë nga pronarët e tokaës. Megjithatë, Edi Rama nuk është marrë kurrë në pyetje nga SPAK për këtë çështje. Si Kryeministër, zoti Berisha nuk kishte kompetencë ligjore të propozonte apo të ndërhynte në vendimet e pushtetit vendor për planifikimin urban, pasi qysh me nderhyrjen tek Zogu i Zi, me 16.01.2006 Edi Rama solli Presidentin e Autoriteteteve Rajonale dhe Vendore te Keshillit te Evropes (di Stassi) i cili deklaroi se planifikimi dhe kontrolli i territorit jane tager I pushtetit vendor sipas Kartes Evropiane te Qeverisjes Vendore te Keshillit te Evropes. Ndaj ne 2006 nuk ka asnje vendim te KRTRSH ne kundershtim te 12 ndryshimeve te destinacioneve qe vendosi Edi Rama. Lejet e ndërtimit për zhvillimet e zonës u miratuan gjithashtu përkatësisht nga Edi Rama (2007-2008), si edhe kryebashkiakët e tjerë të Tiranës. Prona u zhvillua nga tre nga trashëgimtarët e pronarëve të tokave, në përputhje të plotë me kuadrin ligjor përkatës.

Berisha miratoi Ligje/VKM për të favorizuar Malltezin. Kjo ishte një nga shkaqet e vendosjes së arrestit ndaj meje dhe që rezultoi e gënjeshtërt. Ligjet jo vetëm që ishin të përgjithshme, me rregjim ligjor të njëjtë me ato paraekzistueset dhe madje edhe me ato që janë sot në fuqi (ligji i pronave), por një pjesë e ndryshimeve ligjore doli se ishin propozuar nga partitë aleate, në bazë të programit elektoral të votuar në zgjedhjet e përgjithshme. Edhe vete SPAK tashme pranon se asnje nga ligjet apo VKM nuk ka qene nominative (pavaresisht genjshtrave te shperndara fillimisht me urdher politik), por se miratimi i tyre i ka sherbyer edhe ketyre familjeve pronare. A duhet të kish miratuar Berisha ligje të ndryshme për dhëndrrin e tij?!Prokuroret shpenzuan mbi 1 miljon euro rroga, dhe per 4 vjet hetime dhe nuk tregojne dot asnje njeri qe te thote se Sali Berisha ka bere presion per gje.

2.6. Berisha filloi privatizimin në favor të dhëndrrit ishte një tjetër falsifikim mbi të cilin u vura nën arrest. Prokurorët dinin që në fillim se dokumentet zyrtare vërtetojnë se privatizimi i klubit Partizani është iniciuar nga Ministrat Angjeli-Klosi-Majko te PS në Korrik 2005, dhe është vijuar nga Ministriat Mediu-Ruli ne 2005, në të dy rastet me kërkesë të një subjekti tjetër jo pronar. Vetë në dosjen e SPAK ishte dëshmia se pronarët e morën njoftimin për privatizimin nga artikulli i Gazetes Shqiptare te dates 04.01.2006 dhe menjehere njoftuan ministrat duke i treguar se kane token plotesisht te njohur dhe pjeserisht te kthyer, si edhe te drejten e parablerjes qysh nga 1996.Pronaret e tokes po ndiqnin procesin e kthimit te prones sipas ligjit te 2004 qe ia kthente token te zotit pavaresisht nga privatizimmi i objekteve sipas saj, si dhe të drejtën e parablerjes në rast privatizimi, e drejtë që u ishte njohur edhe me vendimet e njohjes së pronës në vitet 1995-1996. Procesi u krye në përputhje të plotë me ligjet përkatëse dhe zgjati edhe tre-katër vjet të tjera. Asnjë nga zyrtarët që morën pjesë në proces nuk është nën hetim apo padi sepse ata e kanë respektuar rreptësisht ligjin.

 

3.Për arsye të qarta politike, jam arrestuar si person nën hetim, pa u marrë kurrë në pyetje për rastin, ndërsa padia u ngrit pothuajse një vit pas arrestimit. Kjo padi pa asnjë çështje ligjore apo provë kundër Berishes dhe Malltezit demonstron se Edi Rama donte një shtet shqiptar pa opozitë politike, duke ndjekur gjurmët e babait të tij Kristaq Rama, i cili si deputet i diktaturës komuniste në vitin 1988, nënshkroi urdhrin përfundimtar për varjen publike të poetit Havzi Nelaj për mbrojtjen e fjalës së lirë në vargjet e tij.

 

4.Për të më mbajtur nën arrest të paligjshëm për 16 muaj SPAK dhe gjykatat të kapura politikisht nuk hezituan të falsifikonin dokumenta zyrtarë: me vunë në burg sepse kinse një VKM ishte miratuar nga Berisha vetëm që 5 familjet pronare te paguanin me letra me vlere dhe pastaj ishte ndryshuar. POR rezultoi se prokuroret genjyen pasi që VKM nuk kish ndryshuar kurrë në pikën që fliste për pronarët, ndërsa perkundrazi familjet tona pronare kishin paguar 90% të privatizimit me para e jo me letra me vlere vetem pak javë para miratimit të VKM qe mundesoi pagesat me letra me vlere. Deklaruan në aktakuzë se kisha dhënë me qera apartamente pasi i kisha shitur, gjë që lehtësisht provohet si mashtrim, pasi bëhet fjalë për dy apartamente në të njëjtën rrugë, se kisha dhënë me qera apartamente 120m2 për 8,000 euro në muaj, kur i kisha dhënë për 800 euro, po SPAK nuk hezitonte ta evidentonte këtë ngate gjithe qeratë e mia çka tregon qëllimin për të mashtruar për të justifikuar procedimin e pabazuar dhe arrestin e paligjshëm. Këto falsifikime i kam sjellë para drejtësisë por edhe jush dhe do t’i ndjek më tej.

 

5.Në mungesë të ndonjë elementi krimi sipas ligjit penal shqiptar, prokurorët kanë klasifikuar si ryshfet, korrupsion pasiv, solidaritetin familjar dhe bamirësi; konkretisht, pagesat e bëra nga ime shoqe, nga llogaritë e saj të të ardhurave personale, të cilat të gjitha janë deklaruar dhe verifikuar më parë nga agjencitë përkatëse shtetërore shqiptare (ILDKPI, zyra e taksave). Këto pagesa konsistojnë në: (i) shpenzime 3,000 euro për pushime të përbashkëta familjare, (ii) dy pagesa për faturat mjekësore për z.Berisha dhe bashkëshorten e tij, (iii) tarifat ligjore në proceset gjyqësore të përbashkëta në të cilat edhe vajza e tij është palë ose ka interesa të drejtpërdrejta, të cilat janë deklaruar siç duhet; (iv) donacionet vjetore të bamirësisë për trajtimin e tre fëmijëve në Qendrën Rajonale të Autizmit (QRA), e cila drejtohet nga Dr.Liri Berisha, e cila në mbi 20 vjet punë atje nuk ka marrë asnjëherë asnjë lloj pagese apo përfitimi; (v) Dhurata për Krishtlindje dhe Vitin e Ri për fëmijët autikë të RAC, dhuruar nga F. Bektashi; (vi) një sponsorizim zyrtar prej rreth 4600 € nga F. Bektashi për Ministrinë e Kulturës, për vizitën zyrtare në Tiranë të dy këngëtarëve Cocciante dhe Elhaida Dani në vitin 2013.

6.Vetingu 30 vjecar i Z. Berisha dhe meje dëshmon se Berisha dhe familja e tij kanë respektuar gjithmonë ligjin, nuk kanë përfituar asnjëherë fonde apo asete publike dhe se cilësimi i tij si non grata për korrupsionin ishte produkt i lobimit korruptiv të Edi Ramës, George Soros dhe Charles McGonigal, me qëllim shkatërrimin e forcave politike konservatore shqiptare marrjen e opozitës Shqiptare nën kontrollin total.

Arrestimi im për 16 muaj pa asnjë prove, bazuar në kallzime të rreme të Taulant Ballës, në fallsifikim të dokumentave zyrtarë të prokurorisë politike dhe gjykatës, është ilustrimi më i mire i kapjes së drejtësisë nëpërmjet reformës famëzezë të George Soros dhe Edi Ramës.

Sherbetoret e Edi Rames duan te kamuflojne amnistimin e krimeve elektorale dhe vjedhjeve te buxhetit me luften ndaj opozites te kamufluar si lufte ndaj korrupsionit pse kam zhvilluar une pronen private. Pa mundur te tregojne asnje shkelje ligjore nga Berisha, une apo persona te tjere nen hetim, asnje shkelje nga askush tjeter qe ka firmosur ne asnje hap te proceseve dhjetera vjecare te kthimit te tokes private tek pronari i ligjshem, pa mundur te tregojne asnje dem ndaj shtetit gjate zhvillimit te prones private, por duke futur veten ne rrjeten e falsifikimeve dhe shkeljeve ligjore per llogari te padronit te tyre politik.