Mbyllet regjistrimi i diasporës për zgjedhjet e 11 majit, mbi 232 mijë aplikime të miratuara


Në mesnatën e djeshme përfundoi afati për regjistrimin e shqiptarëve jashtë vendit në platformën PER të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për zgjedhjet e 11 majit.

Sipas të dhënave zyrtare të KQZ, nga 294.155 aplikime të bëra, janë miratuar 232.298 kërkesa, ndërsa 42.159 janë refuzuar. Po ashtu, rreth 20 mijë aplikime janë ende në shqyrtim dhe pritet të përpunohen deri më 9 mars.

Shqiptarët në Itali, Greqi dhe Gjermani kanë shfaqur interesin më të madh për regjistrim, me përkatësisht 148.178, 103.421 dhe 36.546 aplikime.

Sa i përket ndarjes sipas gjinisë, aplikimet nga meshkujt kanë qenë më të shumta, me 212.982 (58.3%), ndërsa nga femrat 152.184 (41.7%).