Një sasi eksplozivi ka shpërthyer gjatë natës në lagjen Ish-Grumbullimi, Fushë-Krujë, duke shkaktuar dëme materiale në një fabrikë sallami në pronësi të shtetasit D.M.
Sipas informacioneve paraprake, lënda plasëse, që dyshohet të jetë rreth 200 gramë, ishte vendosur në pjesën e jashtme të fabrikës. Fatmirësisht, në momentin e shpërthimit nuk ka pasur persona brenda objektit dhe nuk janë shënuar të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme.
Fabrika është një biznes familjar që operon prej 30 vitesh dhe sipas pronarëve, ata nuk kanë pasur konflikte apo probleme me askënd.