“Të premten nisim hetimin e dosjes Epstein, gjithçka do i shfaqet publikut” – Kryeprokurorja e SHBA-së Bondi (Video)


Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-së Pam Bondi do nisë hetimin e dosjes Epstein menjëherë pasi “kamioni plot me prova” të mbërrijë nga FBI-ja. Ajo e bëri deklaratën gjatë një interviste me gazetarin Sean Hannity në Fox News.

Bondi tha se janë shumë prova që duhen këqyrur ndërsa akuzoi administratën Biden që nuk kishte bërë asgjë me dokumentet që ka pasur në dispozicion për çështjen Epstein.

“I kam dhënë afat FBI-së deri të premten që të na sjellin gjithçka, do i kemi  të premten në mëngjes mijëra faqe me dokumente, FBI-ja i ka këqyrur. Tani që FBI dejtohet nga Kash Patel, sigurisht që është një ndihmë e madhe dhe ai do na sjellë një raport të hollësishëm se pse FBI-ja i fshehu gjithë këto dokumente.  Të premten një kamion i mbushur me prova, me emrat e viktimave, të abuzuesve. Ne do i hetojmë thellësisht, sa më shpejt që të mundemi por sigurisht do jemi shumë të kujdesshëm për të mbrojtur të gjitha viktimat e Epstein. Ne besojmë te transparenca dhe Amerika ka të drejtë të dijë. Administrata Biden fjeti mbi këto dokumente, nuk bëri asgjë. Këto dokumente janë në Distriktin Jugor të Njo Jurkut. Është një ditë e re, administratë e re dhe gjithçka do i tregohet publikut.”­ – tha Bondi.