Ukraina dhe SHBA bien dakord për të mbajtur një takim të ri


Ukraina dhe SHBA-ja do të mbajnë një tjetër takim në “të ardhmen e afërt”, ka njoftuar Andriy Yermak, ndihmësi kryesor i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Takimi synon të përforcojë marrëdhëniet mes dy vendeve dhe të shërbejë si një hap i rëndësishëm drejt arritjes së një paqeje të qëndrueshme dhe të drejtë në rajon, përcjell Sky News.

Yermak, i cili drejton zyrën e presidentit ukrainas, njoftoi se gjatë një bisede telefonike me këshilltarin për Sigurinë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, Mike Waltz, të dy palët diskutuan për hapat e ardhshëm që mund të ndërmerren për të arritur një zgjidhje afatgjatë të konfliktit dhe për të siguruar qëndrueshmërinë në rajon.

“Diskutuam hapat e ardhshëm drejt një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme”, u shpreh ai në një deklaratë për mediat. Ai shtoi se diskutimi u fokusua gjithashtu në mënyrën se si mund të përforcohen marrëdhëniet strategjike dhe bashkëpunimi mes dy vendeve, për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme dhe të pranueshme për të dyja palët.