Aksident në Laprakë, ambulanca përplas makinën, disa të lënduar


Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Laprakë, te vendi i quajtur Kupola.

Burime bëjnë me dije se një ambulancë është përplasur me një automjet, e për pasojë kanë mbetur të lënduar disa persona.

Mësohet se të lënduarit  janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.