Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu tha mbrëmjen e sotme se opozita po e ndërton frymën për zgjedhjet e 11 majit duke theksuar se krijimi i saj nis së pari nga bashkimi brenda vetes.
Ai tha se opozita ka bërë disa gabime të pafalshme në veprimtarinë e saj në vitet 2013-2021 duke përmendur djegien e mandateve dhe moshyrjen në zgjedhjet lokale të vitit 2019.
“Të krijosh frymë së pari duhet të bashkosh veten. Ky koalicion është koalicion opozitar dhe po ta shohësh në themel të marrëdhënies parlamentare. Ka dy dukuri që kanë ndodhur në opozitë. Njëri është veprimet e gabuara të opozitës nga viti 2013 deri në 2021. Skandaloze ishte djegia e mandateve dhe moshyrja në zgjedhje dhe mosfinalizimi i një koalicioni elektoral me LSI-në në zgjedhjet e vitit 2013. Jam dakord me frymën që duhet ndërtuar dhe jemi në këtë proces. Unë isha në Milano, atë frymë që pashë atje e kam parë në vitin 2005. Rama me drejtorët mund ta ndjejë frymën gjithë kohësh.” – tha Mediu në “Opinion”.