Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka falënderuar liderët evropianë për mbështetjen e tyre ndaj Ukrainës gjatë një samiti të rëndësishëm në Bruksel, ku po diskutohet ndihma e ardhshme për vendin e tij.
“Gjatë gjithë kësaj periudhe dhe javën e kaluar, ju qëndruat me ne… këto nuk janë thjesht fjalë, ne e ndiejmë këtë,” u shpreh Zelensky në fjalimin e tij përpara liderëve të Bashkimit Evropian.
Vizita e tij në Bruksel erdhi disa orë pasi një raketë ruse goditi një hotel në Kryvyi Rih, qytetin e tij të lindjes, ku po qëndronin punonjës të organizatave humanitare perëndimore.
Një i mbijetuar i sulmit, i cili ndodhej në hotel në momentin e shpërthimit, tha për BBC-në se beson se goditja ishte e qëllimshme dhe kishte si objektiv punonjësit e ndihmës humanitare.
Ndërkohë, zyrtarët britanikë kanë bërë të ditur se rreth 20 vende janë të interesuara për t’iu bashkuar “koalicionit të vullnetit” për të ndihmuar Ukrainën, një nismë që synon të forcojë mbështetjen ushtarake dhe humanitare për Kievin.
Nga ana tjetër, Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka përsëritur kundërshtimin e tij për praninë e trupave evropiane në Ukrainë pas një marrëveshjeje të mundshme paqeje, duke paralajmëruar se një veprim i tillë do të përbënte “luftë të drejtpërdrejtë”.