Kreu i PD-së Berisha reagoi menjëherë pas lajmit për mbylljen e TikTok-ut për një vit nga Rama.
Në një deklaratë për mediat nga selia blu ai tha se opozita do organizojë protestë kombëtare dheftoi të rinjtë dhe qytetarët të marrin pjesë.
“Ftoj të gjithë gjimnazistët, të rinjtë qytetarët, të marrin pjesë në protestë kombëtare më 15 mars para Kryeministrisë. Kërkohet anulimi i menjëhershëm i vendimit për censurën dhe bllokimin e TikTok. Ftoj prindërit dhe të rinjtë të mos bëhen viktimë e mashtrimit banal e të pacipë të Ramës. Vdekja e vrasja tragjike e Martin Canit në dyert e shkollës nuk kishte asnjë lidhje me TikTok-un. Martini dhe autori nuk kishin llogari në Tik Tok”, tha Berisha.
Kreu i PD-së akuzoi Ramën se po përdor vrasjen e të miturit Martin Cani si justifikim për të kontrolluar rrjetet sociale e kufizuar lirinë e shprehjes.