Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetin e tij social “X” lidhur me vendimin e qeverisë për mbylljen e platformës TikTok për një periudhë 12 mujore.
Rama thotë se vendimi për mbylljen e përkohshme të TikTokut është një vendim i marrë në konsultimin e gjerë me 65 mijë prindër e mësues.
Kryeministri vazhdon arsyetimin e vendimit duke thënë se vendim për mbylljen e TikTok u mor pasi u ngritën kapacitetet e nevojshme teknike, duke shtuar se dialogu me kompaninë vazhdon për të krijuar masa për rritjen e sigurisë për fëmijët.
“Vendimi për mbylljen e përkohshme të TikTokut është e para një vendim i marrë në konsultimin e gjerë me 65 mijë prindër e mësues dhe e dyta, është një vendim i marrë pasi u ngritën kapacitetet e nevojshme teknike, ndërkohë që ne jemi në një dialog shumë pozitiv me kompaninë, e cila së shpejti do të vijë në Shqipëri për të na paraqitur qoftë një sërë masash për rritjen e sigurisë për fëmijët, përfshirë edhe në gjuhën shqipe, qoftë disa risi në shërbim të mësimeve e të studimeve Ne themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi”, shkruan Rama në platformën X.