Një ngjarje e pazakontë dhe e dhunshme është regjistruar mbremjen e djeshme në një nga rrugët e qytetit të Vlorës, ku disa vajza janë përfshirë në një përleshje fizike. Pamjet e incidentit tregojnë se konflikti nis fillimisht mes dy vajzave, por shumë shpejt përshkallëzohet dhe përfshin edhe të tjera.
Një djalë tenton të ndërhyjë për të ndalur sherrin, por nuk arrin ta qetësojë situatën. Në fund, vetëm ndërhyrja e një shoferi të rastësishëm, i cili ndalon makinën për të ndarë vajzat, bën që përplasja të marrë fund.