Dy persona janë arrestuar në Tiranë pasi akuzohen se shisnin drogë në zona të ndryshme të kryeqytetit. F.K. u kap duke lëvizur me taksi në Rrugën e Kavajës.
Gjatë kontrollit atij iu kapën doza heroine, 250 mijë lekë, 100 euro dhe një peshore elektronike.
Ndërsa 36-vjeçari me iniciale E.N. banues në Fier u kap në fshatin Muçaj të Vorës. Nga kontrolli në makinë atij iu gjetën 56 gram e dyshuar kokainë.
Njoftimi 1
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan në rrugën e Kavajës, taksinë ku ishte pasagjer shtetasi F. K., banues në Tiranë. Nga kontrollet fizik dhe në banesë, atij iu gjetën doza Heroine (me peshë totale 50 gramë), 250 000 lekë, 100 euro dhe 1 peshore elektronike. Në bashkëpunim dhe me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, shtetasi F. K. u vu në pranga, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Njoftimi
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë ndaluan në fshatin Muçaj, automjetin me drejtues shtetasin E. N., 36 vjeç, banues në Fier. Nga kontrolli në automjet u gjet një pako me 56 gramë Kokainë. Në bashkëpunim dhe me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, 36-vjeçari u vu në pranga, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve.”