Qeveria do mbyllë TikTok-un për një vit


Qeveria Rama ka vendosur mbylljen e TikTok-ut për një periudhë 12-mujore.

Pohimin e bëri ministrja e Arsimit Manastirliu gjatë një komunikimi me mediat.

Ajo nënvizoi se mbyllja do jetë e përkohshme dhe se do realizohet nga Agjencia për Sigurinë Kibernetike.

Manastirliu shtoi se gjatë kësaj periudhe mbylljeje, do diskutohet me kompaninë TIkTok në mënyrë që të arrihet ndalimi të gjitha shfaqjeve e nxitjeve për dhunë, bullizëm, ngacmime e akte të tjera ekstreme.

“Është mbyllje e përkohshme e aksesit në platformën TikTok. Një mbyllje e përkohshme do të thotë se i kemi dhënë vetes deri në 12 muaj kohë për të mundësaar që në bashkërendim me përfaqësuesit e TikTok të marrim masat e nevojshme që aksesi në tiktok të mos dëmtojë të rinjtë dhe të miturit. Të gjitha raportet që kemi marrë nga policia e prokuroria që kanë nxitur akte deri në ekstreme do i diskutojmë me përfaqësuesit e platformës që të marrin masa në mënyrë që lundrimi i të rinjve në Tk tok të jetë i përshtatshëm duke shmangur çdo incident, dhunë, bullizëm dhe efektet negative që kanë në jetën dhe shnëndetin e të rinjve. Agjencia Kombëtare e Sigurisë Kibernetike do punojë me agjencitë përkatëse për të realizuar këtë ndërprerje të përkohshme në aksesin në TikTok.” – tha Manastirliu.