Kryeministri Edi Rama në rubrikën Sy m’Sy është shprehur se po duron poshtërsitë dhe sulmet ndaj tij dhe familjes për të siguruar që Shqipëria të jetë pjesë e tryezës së Bashkimit Europian.
Ai theksoi se çdo shqiptar duhet të jetë i barabartë mes të barabartëve dhe se është e domosdoshme që vendi të mos humbasë mundësinë për të qenë pjesë e BE-së, për të siguruar një të ardhme më të mirë për fëmijët dhe brezat e ardhshëm. Rama u shpreh se ky është një mundësi historike që nuk duhet humbur.
“Dua që Albania të vendoset në atë tryezë dhe jo të hiqet sa herë na ftojnë dhe vijojnë mbledhjet. Çdo shqiptar dhe shqiptare është i barabartë mes të barabartëve dhe s’ka mundësi më askush ta shikojë nga lart poshtë, kjo është arsyeja pse unë i duroj të gjitha llojet e poshtërsive, maskarallëqeve që me hidhen orë e çast mbi fytyrë, edhe familjes sime më keq akoma.
Të marrësh hak në këtë mënyrë të ëmbël është që t’i japësh fund qytetarëve të dorës së dytë. Gjithë çfarë na ka ndodhur në histori ku jemi përçmuar dhe nëpërkëmbur sa nga të huajt, sa nga vetja, ta lëmë pas duke marrë hak, për fëmijët tanë të cilëve mund t’u japin jo pas 20 vitesh me një mandat BE, 4 vite, e kuptoni sa tragjike do të ishte ta humbnim këtë oportunitet duke u mbytur me një lugë në ujë.”