Trump pezullon për një muaj tarifat për Meksikën


 

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se Meksika nuk do të detyrohet të paguajë tarifa për mallrat që bëjnë pjesë në marrëveshjen tregtare mes SHBA-së, Meksikës dhe Kanadasë deri më 2 prill.

Ende nuk është e qartë nëse pezullimi do të vlejë edhe për Kanadanë, por Sekretari i Tregtisë, Howard Lutnick, deklaroi më herët se shpreson që kjo lehtësi të përfshijë të dy fqinjët e Amerikës. 

Ky është tërheqja e dytë e Trump në dy ditë për çështjen e tarifave.

Të mërkurën, ai njoftoi se do t’u jepte përkohësisht përjashtim prodhuesve të automjeteve nga tarifat 25% të importit, vetëm një ditë pasi ato kishin hyrë në fuqi. Lutnick tha për CNBC se përjashtimi i përkohshëm i tarifave për pjesët e makinave nga Kanadaja dhe Meksika mund të zgjerohet për të gjitha produktet që janë pjesë e Marrëveshjes SHBA-Meksikë-Kanada (USMCA), përcjell BBC.