Zelensky takon Macron, takimi i rradhës do të mbahet më 11 mars në Paris


Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka dhënë detaje nga takimi që zhvilloi të enjten në Bruksel, në Samitin e Këshillit të Evropës.

Në një postim në rrjetin social X, Zelensky ndër të tjera shpreh falënderimet ndaj Macron, “për qëndrimin e tij të qartë dhe parimor në mbështetje të Ukrainës dhe për nevojën e masave të reja dhe më serioze për të mbrojtur të gjithë Evropën: popujt tanë, institucionet tona dhe stilin tonë evropian të jetesës”.

“Kam zhvilluar një takim të veçantë me presidentin francez Emmanuel Macron në kuadër të mbledhjes së Këshillit Evropian, që u mbajt sot në Bruksel. E falënderova Emmanuelin për qëndrimin e tij të qartë dhe parimor në mbështetje të Ukrainës dhe për nevojën e masave të reja dhe më serioze për të mbrojtur të gjithë Evropën: popujt tanë, institucionet tona dhe stilin tonë evropian të jetesës. Diskutuam për takimin që po përgatitet për më 11 mars, në nivel të përfaqësuesve ushtarakë të vendeve që janë të gatshme të bëjnë përpjekje më të mëdha për të garantuar në mënyrë të besueshme sigurinë në kuadër të përfundimit të kësaj lufte,” shkroi Zelensky.

“Koordinuam qëndrimet dhe hapat e ardhshëm. Kemi një vizion të përbashkët dhe të qartë: një paqe e vërtetë dhe e qëndrueshme është e mundur përmes bashkëpunimit mes Ukrainës, gjithë Evropës dhe Amerikës. Lufta duhet të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur,” shtoi ai.