“11 Maji ndan epokën, diaspora do shporrë narkoregjimin e Edi Ramës” – Berisha


Kreu i PD-së Berisha tha mbrëmjen e sotme se zgjedhjet e 11 majit ndajnë epokën duke u bërë thirrje shqiptarëve jashtë dhe brenda vendit që të votojnë opozitën dhe t’i japin goditjen e fundit atij që e quajti narkoregjimi i Edi Ramës.

Gjatë një takimi me arsimtarët për 7 Marsin, kryedemokrati tha se entuziazmin që ka vërejtur gjatë takimeve brenda dhe jashtë vendit nuk e ka ndjerë që prej viteve ’90.

“11 maji ndan epoën. Më 11 maj çdo shqiptar që ushqen ndjenjat më minimale të dashurisë  ndaj këtij vendi i jep me votën e tij ndëshkimin këtij narkoregjimi dhe firmos për Shqipërinë madhështore. Ky është viti i diasporës shqiptare. Në këto takime me diasporën kam gjetur një shpërthim entuziazmi që nuk e kam parë që nga vitet ’90. Regjimi i Edi Ramës është i destinuar të rrëzohet.Qeveria jonë do bëjë gjithçka që emigrantët të rikthehen me investimet e miqtë e tyre për të zhvilluar Shqipërinë. Shqiptarët do kenë pas 11 majit një qeveri që do bëjë gjithçka për mbështetjen e tyre.” – tha Berisha.