Danimarka nuk do të shpërndajë më letra me postë shtetërore


PostNord, shërbimi postar shtetëror i Danimarkës, ka njoftuar se do të ndalojë shpërndarjen e letrave deri në fund të vitit 2025, duke u fokusuar vetëm në shpërndarjen e pakove, përcjell Associated Press

Ky vendim vjen pas një rënieje prej 90% të volumit të letrave që nga viti 2000 dhe një rënieje prej 30% vetëm në vitin 2024. Si rezultat, PostNord do të heqë rreth 1,500 kuti postare dhe do të largojë afërsisht 1,500 nga 4,600 punonjësit e saj brenda vitit.

Shërbimi postar në Suedi nuk do të preket nga këto ndryshime.

Kompania ka vërejtur se rritja e komunikimit dixhital dhe kostot më të larta të postës, të shkaktuara nga legjislacioni i vitit 2024, kanë kontribuar në këtë rënie.

Ndërsa PostNord do të fokusohet në shërbimet e pakove në të ardhmen, kompani private do të marrin përsipër disa nga detyrat e shpërndarjes së letrave, veçanërisht në zonat e largëta dhe ishujt. Gjithashtu, PostNord do të lejojë dërgimin e letrave si pako përmes dyqaneve të saj të pakove.