Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se vendi i tij vijon të ketë si qëllim anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian (BE) dhe kërkoi që BE-ja të mbajë një qasje më të qartë dhe më të vendosur për këtë proces, përcjell Anadolu.
Erdoğan mori pjesë në takimin online të organizuar nga BE-ja në Mansionin Vahdettin në Stamboll.
Duke folur për luftën Rusi-Ukrainë, presidenti turk theksoi rëndësinë e një baze të qëndrueshme diplomatike ku të dy palët që luftojnë për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme do të jenë në tryezë.
“Mbështesim idenë e një armëpushimi të menjëhershëm dhe ndërprerjen e sulmeve në ajër dhe në det si një masë për ndërtimin e besimit midis palëve”, tha ai duke shtuar:
“Besojmë se nuk ka asnjë shpjegim për përjashtimin tonë nga programet e furnizimit me produkte mbrojtëse dhe atyre të rindërtimit të Bashkimit Evropian”.
Ai theksoi rëndësinë që vendi i tij të përfshihet në mekanizmat si Fondi Evropian i Paqes që synojnë rindërtimin dhe rimëkëmbjen e Ukrainës
Presidenti Erdoğan foli edhe për anëtarësimin e vendit të tij në BE.
“Ne ruajmë objektivin tonë të anëtarësimit të plotë. Presim që BE të adoptojë një qëndrim strategjik dhe vizionar dhe rigjallërimin e negociatave tona për anëtarësim“, tha ai.