Ndalet tregtia globale e kafesë mes rritjes së çmimeve


Tregtarët globalë të kafesë dhe pjekësit thonë se i kanë ulur blerjet e tyre në nivelet të ulta, pasi industria po mbështillet nga një rritje e madhe e çmimeve e furnitorët ende nuk i kanë bindur dyqanet me pakicë që të pranojnë.

Në konventën vjetore të Shoqatës Kombëtare të Kafes në Hjuston (SHBA) këtë javë, të pranishmit thanë se kanë qenë të tronditur nga një rritje prej 70% që nga nëntori për kontratat e së ardhmes të kafesë Arabica në bursën ICE, pikë referimi për ofertat e kafesë në gjithë botën.

Renan Chueiri, drejtor i përgjithshëm në ELCAFE C.A. në Ekuador, tha se këtë vit është hera e parë që prodhuesi i kafesë së menjëhershme nuk ka shitur të gjithë prodhimin e pritshëm vjetor deri në mars.

“Ne zakonisht do ishim të shitur deri tani, por kemi shitur më pak se 30% të prodhimit,” tha ai.

Rritjet e çmimit të kafesë kanë ardhur nga prodhimi më i ulët në rajone të rëndësishme të rritjes së kafesë, veçanërisht në Brazil, duke pakësuar disponueshmërinë e kafesë.

Shumë marrëveshje të fundit në Brazil, tha ai, janë kryer në një mënyrë shumë konservatore.

Një sondazh i kohëve të fundit i Reuters parashikoi se çmimet e kafesë Arabica mund të bien 30% deri në fund të vitit, pasi çmimet e larta frenojnë kërkesën dhe shenjat e hershme tregojnë për një rritje të prodhimit brazilian vitin e ardhshëm.