Centimetër pas centimetri, Mondo Duplantis po ngjitet më pranë qiellit dhe po siguron trashëgiminë e tij si kërcyesi me shkop më i madh në histori.
25-vjeçari suedez theu rekordin e tij botëror për herë të 11-të të premten, duke kaluar shiritin në 6.27 metra ndërsa garonte në “All Star Perche” në Clermont-Ferrand, Francë.
“Unë thjesht u ndjeva shumë mirë,” u tha ai gazetarëve.
Të premten, ai kaloi lehtësisht shiritin në 5.65 m, 5.91 m, 6.02 m dhe 6.07 m në përpjekjet e tij të para, ndërsa Emmanouil Karalis i Greqisë vendosi një rekord kombëtar prej 6.02 m për të përfunduar në vendin e dytë.
Vetëm gjashtë atletë e kaluan shiritin në 5.91 m ose më lart.Pasi kishte siguruar fitoren, Duplantis e ngriti shiritin 20 centimetra dhe përsëri e kaloi në përpjekjen e parë ndërsa turma brohoruste dhe fishekzjarret shpërthyen pranë tapetit.
Çuditërisht, rekordi i tij i fundit erdhi në të njëjtën ditë kur ai publikoi këngën e tij debutuese “Bop”, e cila luhej në altoparlantët e stadiumit ndërsa ai bëri kërcimin e tij rekord, shkruan CNN.
Që nga fillimi i thyerjes së rekordit botëror në shkurt 2020, Duplantis e ka bërë zakon ta përmirësojë atë me hapa prej një centimetri, duke shtyrë kufijtë e sportit.