“Pas 11 majit, paga e mësuesve do të jetë 1200 euro”, Berisha prezanton programin e PD për arsimin


Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka premtuar se gjatë qeverisjes së PD, pas fitores në 11 maj, do të rritin pagat e arsimtarëve në 1200 euro.

Në takimin me mësuesit në Kamzë, Berisha vuri në pah se kjo është një ndër pikat më të rëndësishme të programit të PD, në mënyrë që mësuesit të marrin trajtimin e merituar.

“Shqipëria Madhështore’ është Shqipëria e arsimit madhështor, në të cilin mësuesi e mësuesja, do të jenë në piedestalin e nderit që u takon atyre për misionin e madh që kanë.

Nuk ka mision më të madh, nuk ka mision më të rëndësishëm, më serioz se misioni i mësuesit.

Ndaj dhe ne i rikthehemi përsëri besimit tonë tek arsimit.

Ne i rikthehemi përsëri trajtimit dinjitoz të mësuesit dhe mësueses në Shqipëri.

Nuk mund të ketë mësues me rrogë mesatare në Shqipëri”, tha ndër të tjera kreu i PD, Sali Berisha.