Akuzohen se u vodhën 5 milionë euro shtetasve evropianë, sekuestrohen 31 pasuri të Jusel Micit e Mendim Domit


31 pasuri me vlerë disa milionë euro të Jusel Micit e Mendim Domit janë sekuestruar nga SPAK.

Mici e Domi u arrestuan në vitin 2022 dhe akuzohen për mashtrim me vlerë 15 milionë euro ndaj shtetasve të vendeve evropiane.

Pasuritë e sekuestruara përfshijnë apartamente, sipërfaqë toke arë, garazhe, vila, aksione në biznese, makina e llogari bankare.

Vendimi për sekuestron u dha nga Gjykata e Posaçme më 7 shkurt 2025 ndërsa Mici e Domi po gjykohen në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë.

Domi e Mici  në bashkëpunim me persona të tjerë, akuzohen se kanë mashtruar shtetas të huaj, duke i bindur që të investojnë në kriptovaluta, shuma të ndryshme parash, të cilat më pas i kanë përvetësuar.

Domi akuzohet se është pjesë e grupit kriminal që përdornin skema mashtrimi me call center, dhe u zbuluan në fund të vitit 2022. Dëmi i përllogaritur që keta persona kishin marrë nga shtetas italianë shkon deri në 15 milion euro.

Njoftimi

Mbi bazën e dispozitave të Ligjit nr. 10192 datë 03.12.2009 “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit, Korrupsionit dhe Krimeve të tjera Nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, ndryshuar me ligjin nr.70/2017, janë identifikuar pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të personave nën hetim pasuror dhe personave të lidhur me to.

Si rezultat i hetimeve të deritanishme rezultojnë pasuri të pajustifikuara nga burime të ligjshme, të cilat prezumohet se janë rezultat i veprimtarisë së kriminale të personave të akuzuar dhe të personave të lidhur me ta, informoi sot SPAK.

Pas operacionit të arrestimit SPAK në dhjetor 2022 tha se numri i viktimave të këtij mashtrimi të madh në internet llogaritej në qindra persona dhe në një vlerë të përafërt 15 milionë euro.

SPAK ka sekuestruar 3 llogari bankare me vlerë rreth 200 mijë euro, 5 apartamente, 6 garazhe, 1 dyqan, 2 vila dhe 3 makina, tokw dhe 60% të aksioneve në Shoqërinë “SUPER FOODS”

Pasuritë e sekuestruara:

Pasuria “Apartament”, me sipërfaqe 83.00 m², në pronësi të Jusel Mici, me adresë: Kompleksi Rezidencial “Siri”, në Rrugën, “Siri Kodra” Tiranë.

Pasuria “Apartament”, me sipërfaqe totale 78 m2, në pronësi të Jusel Mici, dhe A.M., me adresë: Rruga “Luigj Gurakuqi”, Tiranë.

Pasuria “Arë”, me sipërfaqe 2639 m2, në pronësi të Jusel Mici me adresë: Mazrek, Tiranë.

Pasuria “Arë”  me sipërfaqe 2733 m2, në pronësi Jusel Mici, dhe A.M., me adresë: Mazrek, Tiranë.

Pasuria “Arë”, me sipërfaqe 4000 m2, në pronësi Jusel Mici, me adresë: Mazrek Tiranë.

Pjesa ideale prej 3/8 e Pasurisë “Arë”, sipërfaqe 3180 m², në pronësi Jusel Mici, me adresë: Rruga: Sauk Tiranë.

Pasuria “Arë”, sipërfaqe 4.253 m2, në pronësi Jusel Mici, me adresë: Mazrek Tiranë.

Pasuria “Apartament”, tipi 3+1, sipërfaqe totale 182.02 m2, në pronësi Jusel Mici, me adresë: Njësia Administrative Nr.9, Rruga “Isa Boletini”, Tiranë.

Pasuria “Garazh”, me sipërfaqe totale 19.36 m2, në pronësi Jusel Mici, me adresë: Njësia Administrative Nr.9, Rruga “Isa Boletini”, Tiranë.

Pasuri “Garazh”, sipërfaqe totale 18.06 m2, në pronësi Jusel Mici, me adresë:Njësia Administrative Nr.9, Rruga: “Isa Boletini”, Tiranë.

Pasuri “Garazh”, me sipërfaqe totale 19.60 m2 në pronësi Jusel Mici, me adresë: Njësia Administrative Nr.9, Rruga: “Isa Boletini”, Tiranë.

Pasuria “Njësi Shërbimi” në katin nr. 11-të, sipërfaqe të përgjithshme 442.57 m2, në pronësi të Jusel Mici, dhe  Mendim Domi, me adresë në objektin Rezidenca “Altura” në nën njësinë strukturore G24 në Bulevardin e Ri, pranë Parkut të Ri të Tiranës.

Pasuria “Vilë” individuale 2 kate, me 1 kat nëntokë, me sipërfaqe totale banimi 266.7 m2, në pronësi Jusel Mici, me adresë në Kompleksin Rezidencial Turistik “Lalzi Marina Seaside”, në Gjirin e Lalzit, Hamallaj, Durrës.

Pasuria “Apartament” me nr. Nr. 05, tipi 2+1,  sipërfaqe totale 103.1 m2, Kati 1, në pronësi të shtetases Z.M., me adresë: Njësia Administrative Nr.9, Rruga: “Isa Boletini”, Tiranë.

Pasuria “Garazh” me sipërfaqe 11.69 m2, në pronësi të shtetasit S.M, me adresë: Njësia Administrative Nr.9, Rruga: “Isa Boletini”, Tiranë.

Pasuria “Garazh”, me sipërfaqe 11.88 m2, në pronësi të shtetasit S.M., me adresë: Njësia Administrative Nr.9, Rruga: “Isa Boletini”, Tiranë.

Pasuria “Garazh”, me sipërfaqe 11.69 m2 në pronësi të shtetasit S.M., me adresë: Njësia Administrative Nr.9, Rruga: “Isa Boletini”, Tiranë.

Kuota 20% të shoqërisë tregtare “SUPER FOODS” sh.p.k., me nr. nipti M01310010L, në pronësi të J.M., me adresë të ushtrimit të aktivitetit, Njësia Nr 8, Rruga: “Siri Kodra”, Tiranë.

Pasuria “Automjet”, i markës BMË, modeli X5 3.5D, viti i prodhimit 2017, në pronësi të shtetasit në pronësi të shtetasit S.M.

Pasuria “Automjet” i markës Audi, modeli A8, viti i prodhimit 2020, në pronësi të shtetasit F.M.

Pasuria “Automjet” i markës BMË, modeli X4, viti i prodhimit 2016, në pronësi të shtetases A.M,.

Pjesa takuese ½ e pasurisë “Arë”, me sipërfaqe 4100 m2, në pronësi të shtetasit M. D, me adresë në Kashar Tiranë.

Pasuria “Arë”, me sipërfaqe 3720 m2, në pronësi M.D., me adresë të pasurisë Kashar Tiranë.

Pasuria “Arë”, me sipërfaqe 4600 m2, në pronësi të M.D., me adresë të pasurisë Mazrek Tiranë.

Pasuria “Arë”, me sipërfaqe 1300 m2, në pronësi të shtetasit M.D., me Nr. Personal J31124053M, me adresë të pasurisë në Mazrek Tiranë.

Pasuria “Apartament”, me sipërfaqe 115.7 m2, dhe sipërfaqe verande 82.3 m2, në pronësi të  Mendim Domi, me adresë në rrugën: Mustafa Mara, Tiranë.

Pasuria “Vilë Dyshe”, me sipërfaqe totale me verandë të shfrytëzueshme 177.55 m2, si edhe me sipërfaqe totale parcele 557 m2, në pronësi të M.D., me adresë të pasurisë Kompleksi Turistik Polifunksional ‘San Pietro’ në Lalëz Durrës.

Kuota 40% të shoqëris tregtare “SUPER FOODS” sh.p.k., me nr. nipti M01310010L, në pronësi të M.D, me adresë të ushtrimit të aktivitetit, Njësia Nr 8, Rruga “Siri Kodra”, Tiranë.

Llogaria bankare në Union Bank, në emër të Mendim Domi, me balancë 195 763.24 euro.

Llogaria bankare në Union Bank, në emër të Mendim Domi., me balancë 417 454.64 lekë.

Llogaria bankare në Union Bank, në emër të Mendim Domi, PF me balancë 1,036,309.00 lekë.

Veprat penale për të cilën po hetohen :“Mashtrimi kompjuterik”, kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 143/b/1, 28/4, 333/a dhe 334 të K.Penal.”