Rama mbledh qeverinë dhe kryesinë e PS në Pallatin e Brigadave, fokus zgjedhjet e 11 majit


Përfaqësuesit më të lartë të PS janë mbledhur në Pallatin e Brigadave në një me fokus zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Takimi nis rreth orës 14:00 me ministrat, drejtuesit politikë të qarqeve e anëtarët e Kryesisë së PS.

Në një mbledhje informale në Pallatin e Brigadave, kryeministri Edi Rama mësohet se bëri një analizë me të tijët për angazhimin e gjithsecilit në procesin e zgjedhjeve të 11 majit që pas regjistrimit të diasporës, pret emrat e kandidatëve për deputetë të partive.

Në fokus të mbledhjes ka qenë edhe vota e diasporës.

Një tjetër sfidë e rëndësishme për Partinë Socialiste është edhe përmbyllja e listës së kandidatëve për 12 qarqet, e cila duhet të dorëzohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve brenda 12 Marsit.

Në këtë mbledhje, kreu i qeverisë ka kaluar në sitë angazhimin e gjithsecilit për të bërë një vlerësim të punës së deritanishme. Takimi parashikohet të mbyllet në orën 18:00 dhe do të vijojë edhe ditën e nesërme.