Rama mbledh sot kabinetin dhe Kryesinë e grupit


Kryeministri Edi Rama mbledh sot kabinetin qeveritar dhe kryesinë e grupit në një takim informal të tipit retreat.

BW raporton se në takim do të bëhet një analizë e punë së bërë nga kabineti dhe do të diskutohen projektet në zhvillim.

Takimi përkon me afrimin e datës 12 mars, afat për depozitimin në KQZ të listave të kandidatëve për deputet.

Përgjegjësinë për hartimin e listës e kanë drejtuesit politikë në qarqe, të cilët më pas do ta paraqesin në Kryesi nga ku do të dalin edhe listat përfundimtare.

 

 

Drejtuesit në qarqe do të jenë pjesë e listës së mbyllur.