Pesidenti amerikan Donald Trump deklaroi se është “duke shqyrtuar seriozisht” vendosjen e sanksioneve dhe tarifave të gjera ekonomike ndaj Rusisë derisa të arrihet një armëpushim dhe një marrëveshje paqeje, sipas BBC.
Deklarata e Trump vjen pasi Ukraina njoftoi se ka përdorur për herë të parë avionët francezë Mirage për të zmbrapsur një sulm ajror gjatë natës ndaj infrastrukturës së saj energjetike.
Sipas autoriteteve ukrainase, të paktën 18 persona, përfshirë katër fëmijë, u plagosën gjatë sulmit.
Nga Donetsku, korrespondenti James Waterhouse raportoi se lufta në lindje të Ukrainës po ndryshon me ritme të shpejta, duke lënë të kuptohet se forcat ruse po intensifikojnë ofensivën e tyre.
Këto zhvillime vijnë pas vendimit të SHBA-së për të pezulluar ndihmën ushtarake për Kievin, përfshirë shkëmbimin e inteligjencës.
Ndërkohë, kryeministri polak Donald Tusk ka shpallur një plan për të trajnuar të gjithë burrat e rritur për luftë, duke rritur ndjeshëm përgatitjet mbrojtëse të vendit përballë tensioneve të rritura në rajon.