“Universiteti i Kolumbias nuk mbron studentët hebrenj”, Trump anullon financimin prej 400 milionë euro


Administrata Trump ka vendosur të tërheqë 400 milionë dollarë financime federale nga Universiteti i Kolumbisë për shkak të dështimit të këtij institucioni në marrjen e masave kundër antisemitizmit në kampus.

Ministria e Arsimit e SHBA-së e arsyetoi këtë vendim për shkak të “mosveprimit të vazhdueshëm ndaj ngacmimeve të qëndrueshme ndaj studentëve hebrenj”.

Universiteti kishte qenë në qendër të protestave pro-palestineze vitin e kaluar.

Kjo lëvizje vjen pas kërcënimit të Trump-it për të tërhequr financime nga shkolla që lejojnë “protesta të paligjshme”.