Veliaj porosi për 8 Mars: Transporti publik në Tiranë të jetë falas për gratë dhe vajzat


Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas më 8 Mars, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka njoftuar se të gjitha gratë dhe vajzat do të mund të përdorin transportin publik falas në kryeqytet. Në një postim në rrjetet sociale, Veliaj shprehu mirënjohjen për kontributin e tyre të përditshëm dhe bëri të ditur se ka dhënë udhëzimet përkatëse që kjo nismë të realizohet.

Veliaj theksoi rëndësinë e rolit të grave dhe vajzave në komunitet dhe shprehu falënderimet e tij për punën e tyre të palodhur dhe përkushtimin e treguar në përmirësimin e jetës në qytet.

Postimi i plotë i Erion Veliajt: 

Nesër është 8 Marsi dhe u lashë porosi kolegëve të Bashkisë që, të gjitha nënat, zonjat, dhe vajzat, të cilat i japin çdo ditë kaq shumë nga dashuria, përkushtimi dhe këmbëngulja e tyre qytetit, të udhëtojnë FALAS në të gjitha linjat e transportit urban të Bashkisë së Tiranës.

Faleminderit për punën tuaj të jashtëzakonshme!