“Zoti e shpëtoi Trump që të “zgjonte” Europën”- Rama në ceremoninë e çmimit “Karlspreis”: Nuk ka plan B për integrimin në BE


Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në ceremoninë e ndarjes së çmimit prestigjioz europian “Karlspreis – Karli i Madh”, ku diskutoi mbi rolin e rinisë në të ardhmen e Europës.

Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se të rinjtë shpesh i qëndrojnë larg politikës, por sipas tij, sa më shumë distancohet dikush, aq më shumë ndikohet nga efektet negative të saj.

“Të rinjtë e konceptojnë politikën si një gjë të pistë që duan t’i qëndrojnë larg, por kjo nuk mund të ndodhë, sa më larg t’i rrish aq më shumë janë efektet negative të saj që të ndikojnë.

Pse jam kaq i fiksuar që të çojmë Shqipërinë në BE, kur më pyesin për planin B që kemi, u them se nuk ka plan B për liritë individuale dhe shtetit të së drejtës.

Së fundi të gjitha të drejtat që vijnë nga liritë mund të garantohen duke qenë pjesë e BE. Nuk ka plan B kundrejt martesës, e provova dhe i rimartova.”

Në fjalën e tij Rama u ndal në ndryshimet që po ndodhin sot në botë dhe vendimet e vështira me të cilat përballet sot Europa.

“Për mua, së pari jam në një pozitë shumë të favorshme sepse nuk jam gjerman e nuk më duhet të gjej zgjidhje për problemet e botës. Nëse unë e kam gabim askush nuk dëmtohet, por nëse Merz dhe liderët e Europës janë gabim të gjithë ne do të dëmtohemi.
Ndoshta zoti shpëtoi Trump jo vetëm për të shpëtuar Amerikën por edhe për të zgjuar Europën dhe për ta bërë të kuptojë që bota nuk është më njësoj”