Aksident i rëndë në Vlorë, Porsche merr përpara 5 automjete


 

Një aksident i pazakontë ka ndodhur në Vlorë, në aksin rrugor Transballkanik pranë paraburgimit. 

Një automjet tip Porche ka dalë nga kontrolli për shkak të shpejtësisë së lartë, duke përfshirë në aksident pesë automjete të tjera. 

Njëri nga mjetet e përplasura është shkatërruar plotësisht, ndërsa një tjetër është përmbysur.

Si pasojë e aksidentit është plagosur edhe drejtuesi i mjetit Porche.