Ndeshja e La Liga mes Barcelonës dhe Osasunës, e cila ishte planifikuar të zhvillohej sot, është shtyrë në mënyrë të papritur. Vendimi u mor pas një komunikimi nga presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, i cili iu njoftoi ekipit dhe stafit se sfida nuk do të zhvillohej.
Pavarësisht se dy skuadrat kishin publikuar formacionet dhe portierët ishin duke u ngrohur, Laporta hyri në dhomat e zhveshjeve dhe u informoi se ndeshja do të shtyhej. Arsyet e këtij vendimi u bënë të ditura pas pak minutash, kur u njoftua se mjeku i ekipit të Barcelonës, Karlos Minarro Garsia, ka ndërruar jetë në pasditen e sotme.
— FC Barcelona (@FCBarcelona) March 8, 2025