“Nuk flas shpesh me Berishën, më duket e tepërt”- Nallbati


Deputeti i Partisë Demokratike, Bledjon Nallbati, ka folur për marrëdhënien e tij me kreun e PD-së, Sali Berisha, gjatë një interviste në emisionin “Kjo Javë” në News24.

Nallbati u shpreh se nuk është ndër ata që komunikon shpesh me kryetarin e partisë, duke e cilësuar të panevojshme një gjë të tillë.

“Nuk jam nga ata që komunikoj shpesh me kryetarin e PD, sepse më duket e tepërt dhe nuk e bëj dot këtë gjë. Por sa herë ka qenë e nevojshme, kam komunikuar me zotin Berisha.

 

 

Ai të jep mundësinë të flasësh dhe nuk vendos barriera, ndonëse shumë e shohin si një lider të fortë. Kur argumentet qëndrojnë, ai i pranon,” tha Nallbati.