Mbledhja e Kryeministrit Edi Rama me anëtarët e qeverisë dhe drejtuesit politikë të PS-së në qarqe ka përfunduar pas 7 orësh diskutimesh. Mbledhja u zhvillua për të dytën ditë në Pallatin e Brigadave dhe ka nisur në orën 13:00.
Gjatë mbledhjes, është diskutuar programi i PS-së për zgjedhjet e ardhshme, si dhe emrat e mundshëm të kandidatëve për deputetë. Një çështje kyçe ka qenë përcaktimi i atyre që do të përfshihen në listën e mbyllur dhe atyre që do të jenë në listën e hapur.
Megjithatë, ende nuk është marrë një vendim përfundimtar për këtë çështje, i cili pritet të merret në Kryesinë e PS-së.
Kujtojmë se emrat e kandidatëve për deputetë duhet të dërgohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve deri më 12 mars.