Plagoset me dy plumba shqiptari në Selanik


Një shtetas shqiptar është plagosur rëndë në orët e para të mëngjesit së sotëm në Greqi.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:00 në Neapoli të Selanikut, kur një person i paidentifikuar ka qëlluar me armë ndaj tij, duke e plagosur dy herë. Në momentin e sulmit, viktima ndodhej jashtë një dyqani, i ulur së bashku me një mik.

Sipas burimeve, ai ka marrë dy plumba në bark dhe është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin “Ippokrateio”.

Policia greke ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar e kapur autorin, i cili, sipas burimeve, ka mbërritur dhe është larguar nga vendi i krimit në këmbë.