Ndërsa Rama vijon takimet me drejtuesit e PS-së në 12 qarqet e vendit, kanë dalë disa nga emrat që përfliten si kandidatë për zgjedhjet e 11 majit. Në Shkodër, ku drejtues politik është Benet Beci, emrat e deritanishëm janë Majlinda Angoni, Onid Bejleri e Frrok Gjini, shkruan Shqiptarja.
Në qarkun Vlorë që drejtohet nga Bledi Çuçi, emrat e kandidatëve që përfliten janë Bledi Çuçi, ministri Pirro Vengu, ministrja Anila Denaj e Plator Nesturi.
Në qarkun Gjirokastër, emrat e mundshëm për kandidatë kanë drejtuesja e qarkut ministrja Kumbaro, kryebashiaku i Tepelenës Tërmet Peçi e Edjon Maliqi.
Në Lezhë, ku drejtues politik është ministri i Drejtësisë Manja, ku përveç tij në listë mund të jetë, Ermal Pacaj e Pranvera Skana.
Në qarkun Korçë, përveç drejtuesit politik, ministrit Peleshi, mund të jenë kandidatë deputetët Ilir Pendavinji, Ilir Topi e Enslemvera Zake si dhe Bledi Çomo.