Dy aksidente në Lezhë brenda pak orësh, dy të plagosur


Një person ka mbetur i lënduar në një aksident mes dy motorësh në rrugën Kune-Shëngjin.

I plagosuri është dërguar në spitalin e Lezhës. Ky është aksidenti i dytë në Lezhë brenda pak orëve.

Më herët tre makina u përplasën me njëra-tjetrën në rrugën Lezhë-Shkodër.

Aksidenti ndodhi pranë fshatit Kakarriq ndërsa nga përplasja u plagos një grua.