I kapen dy pushkë e fishekë, pranga 53-vjeçarit në Tiranë


Një 53 vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi i janë gjetur në banesë dy pushkë e një sasi fishekës pa leje.

Efektivët kryen kontrolle në fshatin Grorë ndërsa shoqëruan në komisariat Arben Karajn, në banesën e të cilit u gjetën armët e fishekët pa leje.

Njoftimi i policisë

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Rifle”, nga Komisariati i Policisë Nr. 6.

Sekuestrohen 2 armë zjarri pushkë, municion luftarak dhe 1 mjet prerës (thikë). Vihet në pranga 53-vjeçari, i cili i mbante në banesë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetas posedonte armë dhe sende të tjera të jashtëligjshme në banesën e tij, në fshatin Grorë,, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Rifle”. Si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi A. K., 53 vjeç, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Gjatë kontrollit të banesës, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 2 armë zjarri pushkë, municion luftarak dhe 1 mjet prerës (thikë). Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.”