Qindra viktima në përleshjet mes forcave qeveritare siriane e mbështetësve të Asadit


Qindra persona dyshohet se janë vrarë në përleshjet e dy ditëve të fundit mes forcave qeveritare siriane dhe mbështetësve të ish-presidentit Bashar al Asad.

Numri i viktimave është i pakonfirmuar me Observatorin Sirian për të Drejtat e Njeriut, organizatë me bazë në Londër, që raporton për më shumë se 900 viktima, një pjesë e të cilëve civilë, shkruan Abc News.go.

Luftimet kanë kapluar zonat në bregun perëndimor të Sirisë, në zonat me mbështetësit më të shumtë të ish-presidentit Asad rreth Latakias e Tartusit, ku persona të armatosur besnikë të Asadit u zunë pritë forcave të sigurisë të qeverisë së re të enjten.

Forcat e reja të sigurisë së qeverisë, së bashku me mijëra luftëtarë të armatosur pro-qeveritare, janë derdhur në rajon, duke u përleshur me besnikët e Asadit.

Zona bregdetare është shtëpia e pakicës alavite së cilës i përkiste Asad.