Shpallet i humbur në Ksamil 49-vjeçari nga Tirana


Një 49-vjeçar nga Tirana është shpallur i humbur. Familjarët e Naim Likometit kanë bërë denoncim në polici pasi ai nuk ka komunikuar me që prej mëngjesit të djeshëm.

49-vjeçari që banon në Tiranë kishte shtëpi edhe në Ksamil, ku edhe dyshohet se është zhdukur. Likometi është larguar nga banesa në orën6 të mëngjesit të djeshëm dhe që atëherë nuk ka asnjë kontakt me familjarët, raporton Report Tv.

Telefoni i tij celular ka qenë i hapur deri në orën 16:00, por ai nuk i është përgjigjur askujt, dhe më pas aparati është fikur. Familjarët dhe miqtë e tij bëjnë thirrje për këdo që mund të ketë informacion mbi vendndodhjen e tij që të kontaktojë menjëherë me autoritetet ose me numrat  e familjarëve: 0694575601 dhe  0682190964