Sulmet ruse në Ukrainë vrasin 23 persona


Raketat ruse vranë të paktën 23 njerëz në natën e dytë të sulmeve të rënda në Ukrainë,duke lënë pas njënumër të madh viktimash, të cilin kryeministri polak e përshkroi si rezultat i “barbarëve”.

Sulmet vijnë pasi lufta në Ukrainë është në një pikë kritike, me Shtetet e Bashkuara që kanë ndërprerë ndihmën ushtarake dhe shkëmbimin e inteligjencës me Kievin, si pjesë e përpjekjeve për t’i bërë presion atij për të pranuar një marrëveshje paqeje. Ky veprim e ka lënë Ukrainën edhe më të prekshme ndaj sulmeve ruse, shkruan CNN.

“Kjo është ajo që ndodh kur dikush i lë rehat barbarët,” shkroi kryeministri polak Donald Tusk të shtunën X.

“Më shumë bomba, më shumë agresion, më shumë viktima. Një tjetër natë tragjike në Ukrainë.”

Sulmet ruse në qytetin lindor Dobropilia vranë 11 persona dhe plagosën të paktën 50 – duke përfshirë shtatë fëmijë, në sulmet që presidenti ukrainas Zelensky tha se ishin “qëllimisht të llogaritura për të shkaktuar dëme maksimale”.